Kosovë, sulmohet me granata komuna e Mitrovicës së Veriut! Kurti: Serbia të ndalë thirrjet për dhunë para se të humbasin jetë! Blinken: Të depërshkallëzohen tensionet

27 Qershor 2023, 07:33| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 23:11

  • Share

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se janë hedhur dy granata dore ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. Por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve të shkaktuara ndaj makinave të parkuara. Ndërkohë ende nuk ka gjurmë lidhur me personat përgjegjës për sulmin. 

Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili ka bërë thirrje që Serbia të ndalë urgjentisht nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete. 

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti në twitter.

Nga ana tjetër sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Kurtin, të cilit i ka bërë thirrje për nxitjen e depërshkallëzimit të menjëhershëm të tensioneve në veri të Kosovës dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian. 

Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë të cilët sipas tyre janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken të cilit i bëri me dije se do të këmbëngulte për lirimin e serbëve të arrestuar nga policia dhe për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri me dije se Bashkimi Europian është i gatshëm të ndërmarrë hapa ndëshkuesve ndaj palëve nëse nuk do të shtensionohet situata në veri të vendit.

Ora 20:46
Von der Leyen zbardh bisedën me Vuçiç: I kërkova rikthimin e dialogut mes palëve

1685534715_dfshe.JPG

Pas një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen ka folur me presidentin e Serbisë. Ajo zbardhi

“Fola me presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ora 17:43
KFOR: Dialogu, mënyra e vetme për të ulur tensionet në veri të Kosovës

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë për të arritur “stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm si dhe për të ulur tensionet në veri të Kosovës”.

KFOR tha se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve.

“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Ky mision tha se po vazhdon kontaktet dhe koordinimin me të gjithë bashkëbiseduesit lokalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), me misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me Ministrinë serbe të Mbrojtjes.

“KFOR vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij që derivon nga rezoluta 1244 e OKB-së për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha KFOR.

Ora 16:16
Vuçiç: Perëndimi shumë shpejt me një tekst për Asociacionin, të gatshëm për kompromis

1687689029_aleksandervucic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se Serbia as që do të pyetet.

Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare.

Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç në Valevë të Serbisë.

Ora 14:13
Serbët nxjerrin 'Deklaratën e Vidovdanit'

Qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.

Në deklaratën, që e lexuan zyrtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë - Lista Serbe - thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.

Si shembull i kësaj përmendet, mes tjerash, arrestimi i disa qytetarëve serbë, të cilët autoritetet në Kosovë i akuzojnë për “shkelje të rendit kushtetues”, si dhe për sulme ndaj misionit të NATO-s, KFOR, policisë dhe gazetarëve.

Në “Deklaratën e Vidovdanit” thuhet po ashtu se, nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen “të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”.

“Ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar dhe mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet tona”, thuhet në dokument.

Në tubimin në Graçanicë foli kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiç, i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “t'i mbrojë serbët nga autoritetet e Kosovës”, por nuk specifikoi se për çfarë rreziku potencial bëhet fjalë.

“Ne nuk kemi problem me popullin shqiptar, ne kemi problem me një njeri, kemi problem me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti dhe regjimin e tij”, tha Jevtiç.

Dragisha Milloviç, ish-kryetar i komunës së Zveçanit, foli në tubimin në Mitrovicë të Veriut, ku tha se serbët e Kosovës jetojnë në “kushte dramatikisht të vështira”, por se

ata duan që kriza në veri të zgjidhet në mënyrë paqësore.

“Fakti që policët e Kosovës janë liruar, është shenjë se Serbia dëshiron ta zgjidhë këtë krizë në mënyrë paqësore. Është një shenjë dhe një gjest i mirë që shkon në drejtim të shtensionimit. Është një gjest i vullnetit të mirë. Ashtu siç u liruan ata për t'u mbrojtur nga liria, të njëjtën gjë e duam edhe për vëllezërit tanë të arrestuar, që edhe ata të mbrohen nga liria”, tha Milloviç.

Tre policë të Kosovës, të cilët u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan më 26 qershor për t'u mbrojtur në liri.

Në “Deklaratën e Vidovdanit” përmendet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd dhe i cili duhet t’u sigurojë autonomi më të madhe serbëve në Kosovë.

“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan: a do të kemi Asociacion? Ndryshe, e dimë çfarë të bëjmë”, thekson deklarata, pa specifikuar më shumë.

Deklarata vjen në kohën e tensioneve të rritura në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe.

Ora 13:25
Von der Leyen bisedë telefonike me Kurtin: Të depërshkallëzohet situata në veri, Kosova të kthehet në dialgon e lehtësuar nga BE

1680418250_GSGSE.JPG

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme. Von der Leyen shkruan se i ka bërë thirrje Kurtit për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për depërshkallëzim të situatës dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiç më vonë gjatë ditës së sotme”- shkruan Von der Leyen.

Ora 12:17
Shpërthimi i dy granatave në Mitrovicë të Veriut, ministria e Brendshme e Kosovës: Sulm terrorist ndaj institucioneve shtetërore

1671736773_XhelalSveclakonferencefotoRidvanSlivova1e16309150514341200x630120221130221759qost.jpg

Ministria e Brendshme e Kosovës e ka konsideruar si një sulm terrorist ngjarjen e mbrëmshme në komunën e Mitrovicës së Veriut ku u hodhën 2 granata dore. Në detajet e dhëna lidhur me grantatat e shpërthyera, nënvizohet se kanë qenë të llojit "M75" duke dëmtuar edhe 2 makina të zyrtarëve të komnunës që gjendeshin të parkuara. 

"Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve. Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim"-thuhet në reagimin e ministrisë së Brendshme. 

Ora 11:56
Sulmi me granata në komunën e Mitrovicës së Veriut, Kurti: Serbia të ndalë urgjentisht nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë

1685131647_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Mitrovicës së Veriut ku u hodhën 2 granata dore.

Kurti bëri thirrje që Serbia të ndërpresë urgjentisht nxitjet për dhunë në veri të vendit para se të ketë humbje jete.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti nw twitter.

Ora 10:59
Blinken thekson nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar që ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri të vendit si dhe kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

Ora 08:42
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore komuna e Mitrovicës së Veriut

1687502501_Screenshot1.jpg

Gjatë natës është sulmuar me granatë dore ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme materiale në dy vetura zyrtare.

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç ‘rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Bëhet e ditur se nuk ka dëme në njerëz, ndërkaq rasti është iniciuar në organet kompetente.

“Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ‘kryerja e veprës terroriste’. Policia e Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 27/06/2023 14:27

    ORE ALBIN ÇUNI....PREGADIT USHTRINE DHE FILLO SULMIN,VAJTJA E USHTRISE TEK MOLLA E KUQE-ZGJEDH ÇESHTJEN...

    Përgjigju
  • Shaqo: 27/06/2023 12:03

    Qellimi i Albinit eshte ta bej Kosoven Palestine.

    Përgjigju
    • Arbëri: 27/06/2023 17:30

      Ti vetëm shqipfolës je, kosovën nuk e njeh ti .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?