Kronikë

Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje

26 Maj 2021, 13:46| Përditesimi: 26 Maj 2021, 17:16

  • Share

Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra. Sipas mediave italiane nga përgjimet e kryera ndaj dy shqiptarëve Julian Hoxhaj e Indrit Karafili të arrestuar në Itali ditën e djeshme, ka dalë se ato komunikonin me Moisi Habilaj, i ndodhur në arrati, për të ndërmjetësuar trafikun e 30-40 kg kanabis të dy shqiptarëve për Cosa Nostran. Mafiozi Natalino Niza i Cosa Nostra ka kërkuar 30-40 kg kanabis dhe për këtë Habilaj i ka lidhur me Julian Hoxhaj e Indrit Karafili.

"Nga përgjimet e policisë italiane më datë  9 prill 2019 është regjistruar një dialog brenda një automjeti të tipit “BMW X3”, i cili lëviz nëpër rrugët e Katanias. Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca", shkruajnë mediat italiane

Pas këtij emri do të ishte Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i drogës i cili përfundoi pas hekurave në tetor 2017. Habilaj, i dënuar në shkallën e dytë me 15 vjet burg, por është arratisur nga 9 janari 2021 duke u larguar nga banesa ku qëndronte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në qendër të diskutimit që është përgjuar ishte ndihma që Natalino Nizza do t'i siguronte Habilajt. Miqësia mes të dyve ishte ajo që i hapi rrugën udhëtimeve të biznesit të Hoxhajt dhe Karafilit në Catania.

"Përgjimet zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të ndërmerrte një marrëdhënie të qëndrueshme për blerjen e marijuanës me shqiptarët, e vlerësuar fillimisht në 30 ose 40 kilogramë, e destinuar qartë për të furnizuar sheshet e shpërndarjeve. Ndërmjetësi, i cili sipas hetuesve do të kishte shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Natalino Nizzas, duket se di shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë. Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania, nga gruaja e dytë e Moisiut, dhe marrëdhëniet e pretenduara midis djalit të trafikantit të drogës dhe vetë Nizzas", citojnë mediat italine

Pak ditë më parë edhe Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK.  Habilaj u dënua në vendin tonë për ngjarjen në Babicë të Vlorës, ku u kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?