Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

EMRAT/ Dy shqiptarët kapen me 91 kg kanabis të fshehur në shasinë e makinës në doganën e Mavromatit

28 Gusht 2019, 08:19| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 11:16

  • Share

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi janë kapur me një sasi prej 91 kg e 150 gr kanabis në doganën e Mavromatit (Qafë-Botë). Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit janë Dori Lamkaj , lindur ne 10.10.1974 ne Patos, shofer i mjetit si dhe Safet Ymeraj, lindur ne 14.02.1951 ne Dames, Fier.

Droga ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e sebratorit të makinës që të fshihej një pjesë e drogës.

Kanabisi i kapur kishte destinacion Athinën, ndërkohë që policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku dyshohet se mund të jenë grekë.

Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare dhe u ndalua më pas në atë greke nga oficerët e doganës dhe anti-drogës së Igumenicës. Ndërkohë edhe policia greke është angazhuar për të gjetur dhe më pas arrestuar pritësin e kësaj sasie droge.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?