Militao duke festuar golin

Sport

Dy 'silura' i japin fitoren Realit kundër Espanyol! Kane shijon me ritme të frikshme, 'tripletë' kundër Hoffenheim (VIDEO)

20 Shtator, 18:41| Përditesimi: 20 Shtator, 18:46

  • Share

Dy supergola i kanë dhënë Realit fitoren në javën e 5 të La Liga-s kundër Espanyol. Në Bernabeu ishte fillimisht mbrojtësi Militao që zhbllokoi shifrat me një të djathtë ‘snajper’, që përfundoi vetëm në fundin e rrjetës. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën nuk kishte si të mungonte Kylian Mbappe. Francezi nga jashtë zone la të shtangur portierin e katalanasve, i cili vetëm sa nxorri topin nga rrjeta. Kjo fitore e ngjiti Realin në kuotën maksimale të pikëve, 15, ndërsa për Mbappen ky ishte goli i 5 në po kaq ndeshje në La Liga.

Në Bundesligë Harry Kane vijon të realizojë me ritme të frikshme. Anglezi kompletoi ‘tripletën’ në ndeshjen 1-4 që Bayern fitoi kundër Hoffenhaim. Kampionët në fuqi njohin vetëm fitore në 4 javët e para në kampionat, ndërsa për Kane ky ishte goli i 8 në Gjermani deri më tani.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?