Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan dy rastet e para në qytetin e Bajram-Currit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime bëjnë me dije së bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, të cilët jetojnë në lagjen Partizani.
Burri 50-vjeçar është punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese, bën me dije kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Beberi.
Pavarësisht se gruaja është me profesion mësuese nuk ekziston mundësia e infektimit të nxënësve, pasi masat e marra nga autoritet e hedhin poshtë këtë hipotezë, duke qenë se shkollat janë mbyllur që prej datës 9 mars.
Lajmi kryesor:
6 viktima me COVID-19/ 174 të infektuar...4 fëmijë! Dy rastet e para në Tropojë (Tirana 102 të prekur)
Ne.k./ReportTv.al