Foto ilustruese

Dy të mitura u larguan nga shtëpia, prindërit denoncojnë në polici

13 Janar 2022, 16:46| Përditesimi: 13 Janar 2022, 16:50

  • Share

Dy të mitura janë larguar nga banesa, ndërkohë që prindërit nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tyre. Me një njoftim zyrtar policia njofton se shtetasja N. Ç., 43 vjeçe ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, Xh. Ç., është larguar nga shtëpia në Tiranë.

Ndërkohë edhe një 16-vjeçare është larguar nga shtëpia në Përrenjas ndërsa denoncimi është bërë nga babai i saj i identifikuar si A. Q. Denoncimi është bërë nga prindërit një ditë më parë.  

“Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Përrenjas.

Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?