Dy të rinj janë konfliktuar në Pogradec me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre ka agravuar dhe mësohet se 21-vjeçari i identifikuar me B.V. ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin K. C.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre, por policia njofton se konflikti ka qenë për motive të dobëta.
Mësohet se 24-vjeçari ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
21-vjeçari është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento