Kronikë

Dy të rinj tentojnë të vjedhin xhaminë e Lushnjës, futen nga dritarja dhe tentojnë të hapin kasafortën (VIDEO)

8 Nëntor 2021, 12:31| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 15:17

  • Share

Dy personat janë përpjekur të vjedhin xhaminë e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ku dy të rinj kanë hyrë nga dritarja dhe janë përpjekur të hapnin kasafortën, për të marrë paratë apo sende me vlerë që mund të gjendeshin brenda saj.

Report Tv ka siguruar edhe pamje të momentit kur dy personat, ende të paidentifikuar, futen në xhami dhe për disa orë rresht kanë tentuar të hapin kasafortën, por nuk ia dalin dot dhe në fund largohen pa marrë gjë.

Denoncimin në polici e ka bërë myftiu i Lushnjë, Gramos Blliku, i cili ka dorëzuar policisë edhe pamjet filmike të kamerave në brendësi të xhamisë. Policia ka ndaluar disa persona të cilët mund të kenë lidhje me ngjarjen.

 

Video e grabitjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?