Fabjol Hysi i cili u sulmua brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjës, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndëtësore në spitalin e Traumës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 marsit.
Ata e kanë goditur 43-vjeçarin me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.
Sipas autorëve, ku njëri prej të cilëve është lënë në burg (Irdi Nasufi) dhe tjetri me masën detyrim paraqitje ( Enea Korreshi) kanë dëshmuar se 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit-pasi ai është shurdhmemec.
Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Komente

o loni ka police andej re ? jo re jo o albiter te dhjefsha bilbilin.............. habitem me lushnjen sinqerisht kane qene popull i urte dikur kaq trima ?????
PërgjigjuDenojini maksimalisht keta qelbesira qe meren me nje hallexhi
Përgjigju