DURRES-45 persona nga qytete të ndryshme janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje pas vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në lagjen 14 Shkozet në qytetin bregdetar. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Burime nga grupi hetimor në Durrës pohojnë për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku se Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u ekzekutuan në mënyrë mafioze të mirë organizuar nga vrasës profesionistë me pagesë në një zonë ku nuk ka kamera sigurie. Autorët kishin studiuar mirë lëvizjet e dy të rinjve. Avdia dhe Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan me pistoletë për vdekje nga një makinë tip 'Benz'.
Hetuesit po shqyrtojnë aktivitetin e shkuar të viktimave për të përcaktuar edhe pistat e hetimit. Situata ende është e paqartë për grupin hetimor, ndërsa pista e parë ku po hetohet lidhet me prishjen e pazareve të drogës ose konflikte të tjera. Dorian Shkoza 35 vjeç ka qenë i dënuar 8 vite për drogë dhe ka dalë nga burgu në fund të 2010-ës.
Ndërsa lidhur me Anxhelo Avdinë, burimet bëjnë me dije se disa kohë më parë ka qenë në Angli, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij atje, pasi ka dyshime se është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike duke përforcuar më tepër pistën e prishjeve të pazareve në këtë fushë.
Vetëm pak minuta pas vrasjes së dy të rinjve, në hyrje të Rrogozhinës, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” policia gjeti një mjet tip 'Benz' duke u djegur, targat e të cilave kanë qenë të vjedhura nga një tjetër. Makina është përdorur nga vrasësist që më pas i vendosën zjarrin për të humbur gjurmët.
Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia
Do ti hyje aventures se nuk ka rruge tjeter. Do beje tentative per 14 shtator te ri,dhe nuk do te direzione,por do te kryeje vetevrasje. Enderra e tij te behet Allende,ose me shqip h(ale)ne.
PërgjigjuNuk ka byth ta bej po e beri do shkoj ne burg i pari.
Përgjigju