TIRANË- Pasi 2 pacientë të infektuar me COVID u vetëvranë në spitalin "Shefqet Ndroqi", Prokuroria është vënë në lëvizje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se grupi hetimor ka nisur hetimet ku në fokus janë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre. Mësohet se Prokuroria ka caktuar dy prokurorë për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Nëse ka vepër penale, përgjegjësit do të vihen para ligjit.
Ishte data 13 gusht, ora 04:30, ku u shënua ngjarja e rëndë e parë që shokoi të gjithë! Mes lajmeve të pandemisë, jetëve të marra nga koronavirusi, një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhino Koça, djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur, i cili pas 4 ditësh i shtruar në spital, zgjodhi t'i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.
Ndërkohë, pa kaluar një muaj, një tjetër pacient u vetëra, në të njëjtën mënyrë, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit. Hasan Mira 65 vjeç, vjehrri i ish deputetit të LSI-së, Gjetan Gjetani, i dha fund jetës ditën e djeshme. Ai ishte i shtruar në spital prej dy ditësh, ku sipas spitalit ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
"Jam shëndosh e mirë, por po ta dija se në spital ishte kjo gjendje s'do kisha ardhur, do kisha dashur të vdisja në shtëpi", kjo është biseda e fundit që Hasan Mira 65 vjeç kishte bërë me fqinjin e tij para se të vetëhidhej nga kati i katërt i "Sanatoriumit". Report Tv mëson se 65-vjeçari, vjehrri i ish deputetit të LSI-së, Gjetan Gjetani, vuante nga depresioni dhe kishte nevojë për trajtim anti- depresion.
Po mire ju komentuesa, nuk e lexoni qe viktima para vetvrasjes ka biseduar me komshiun,ndersa ishte ne spital.N.q.s. vizitoret nuk lejohen,si ka biseduar,nga ballkoni apo me telefon? Duket qe komunikimin e ka patur,por mund te kete ndalim levizjesh e kontaktesh te jashtme,gje qe eshte e kuptueshme dhe e natyrshme,po te merret parasysh rrezikshmeria dhe shpejtesia e perhapjes se kesaj semundje.Ndoshta ky ishte shkaku.Nuk e di ,spitalet e Shqiperise kane TV neper dhoma,se ai Lufton vetmine ne spitale?
PërgjigjuMirë që nuk lejojnë telefonat, po as informacione nuk japin... Sikur njerëzit shkojnë jo për t'u mjekuar, po për të marrë biletën e vdekjes...!!!
PërgjigjuDuhet hetuar me pergjegjsi se nuk eshte normale te vetvriten njerzit, ne se nuk lejohet telefoni, duhet sqaruar lejohet apo jo edhe ne se nuk lejohet eshte padrejtesi e madhe se nuk ka ligj qe tu heqe te drejten e mbajtjes se celularit individit se nuk eshte burg (edhe ne burg perdoret telefoni). Ndonjehere mund te qelloje ndonje pacient hundelesh qe ti vrase mjeket ne se u dhunohet e drejta per tu hequr telefonin ?
PërgjigjuPo kushedi si i trajtojne njerezit aty brenda, mjeket dhe infermieret jane ata qe ishin dhe para covidit, te etur per lek dhe te pa bese, nuk eshte se kovidi i beri me te mire.Fakti qe nuk lejohen as telefonat tregon qe dicka per te fshehur ka.
Përgjigju