Policia gjermane në vendngjarje pas një sulmi

Bota

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit

7 Janar, 20:42| Përditesimi: 7 Janar, 20:50

  • Share

Gjermani- Të paktën dy persona u qëlluan për vdekje nga një person i maskuar, i cili sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore.

Sipas informacioneve, një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 17:45 të së martës (7 Janar), kur një person i armatosur dhe i maskuar, hyri në një fabrikë të kompanisë ‘Hänel’, në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg, raporton media.

Pamja e asaj që ndodhi në fabrikë është ende e paqartë. Mirëpo, autori ka mundur të arratiset. Autoritetet thanë se po punohet për gjetjen e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?