Anglia u kualifikua në finalen e një Evropiani për herë të parë në histori dhe arriti në finalen e një kompeticioni madhor pas 55 vitesh. “Tre luanët” do të kërkojnë trofeun ndaj Italisë por fitorja në gjysmëfinale ndaj Danimarkës 2-1 pas kohëve shtesë u shoqërua me polemika. Penalltia e fituar nga Sterling në fundin e shtesës së parë pas ndërhyrjes së Maehle dhe Jensen por edhe pranisë së dy topave në fushë ka lënë një shije të hidhur tek danezët. Përveç faktit që VAR konfirmoi ndërhyrjen si të gabuar dhe nuk u desh që arbitri holandez Makkelie të shkonte ta shikonte vet prezenca e dy topave në fushë shumë afër ngre dyshime nëse aksioni duhej ndërprerë apo jo. Rregullorja e përcakton se kur ka dy topa në fushë ose një objekt tjetër që pengon aksionin loja ndërpritet. Kur objekti i jashtëm nuk e pengon aksionin ai vijon. Në aksionin e Sterling dy topat janë shumë pranë. Trajneri i Danimarkës Kasper Hjulmand është dukur i mërzitur për eliminimin dhe thotë: “Jam shumë i zhgënjyer pasi ishim një hap larg finales. Më vjen shumë keq se penalltia që iu dha Anglisë nuk ishte dhe disa episode të tjera nuk më pëlqyen” e mbyll tekniku i danezëve. Kritikë për gjykimin dhe momentin e penalltisë kanë qënë edhe futbollistët danez.
Ndërkaq në kampin e Anglisë janë në qiellin e shtatë. Janë kualifikuar në finalen e Euro 2020 të cilën mund ta luajnë edhe përpara 90 mijë tifozëve në “Wembley” pasi qeveria britanike po mendon të hapë totalisht dyert e stadiumit për finalen. Trajneri Gareth Southgate ndihet krenar për futbollistët e tij dhe thotë: “ Italia është një skuadër e fortë dhe do të jetë një finale epike por ne duam të shkruajmë historinë”. Protagonisti ai që e fitoi penalltinë Sterling thotë se rasti i diskutuar ishte një penallti e pastër ndërsa Harry Kane u ngjit në kuotën e 4 golave në Euro 2020 dhe të 10 golave në turne madhor duke barazuar legjendën Gary Lineker. Kapiteni ka deklaruar pas ndeshjes : “Jam shumë i lumtur, kundër Italisë do jetë shumë e vështirë por ne duam ta fitojmë kupën në shtëpinë tonë” e mbyll Kane.
Uroj qe Kombetarja Italliane t'i zdrugoje dhjaksat ishullore.
Përgjigju