Tiranë/ Dy turistë çekë dalin të eksplorojnë Malin e Dajtit humbin rrugën, policia u shkon në ndihmë

4 Dhjetor 2023, 23:33| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 07:02

  • Share

Dy turistë çekë kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Mësohet se turistët humbën rrugën sot pasdite (4 dhjetor 2023) në një zonë me terren të vështirë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë dy turistëve.

"Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore," informoi në orët e vona policia e Tiranës duke publikuar dhe video nga kërkimet e policisë.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?