Dy turistë çekë humbin në Malin e Dajtit, gjenden pas disa orësh

14 Prill, 10:43| Përditesimi: 14 Prill, 10:48

  • Share

TIRANE - Mbrëmjen e djeshme, është marrë njoftim se 2 turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit. 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj. 

Fillimisht iu dha ndihma e parë mjekësore, si dhe u pajisën me ushqime dhe me veshje. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?