Kronikë

Tiranë/ Dy turistët gjermanë humbën rrugën në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, policia i vjen në ndihmë pas disa orësh kërkime

13 Prill, 20:50| Përditesimi: 13 Prill, 21:00

  • Share

Dy turistë gjermanë, një nënë bashkë me djalin e saj janë gjendur në vështirësi ditën e sotme në ‘Shpellën e Pëllumbasit’.

Turistët kanë njoftuar policinë se kanë humbur rrugën dhe uniformat janë vendosur në lëvizje menjëherë pas sinjalizimit. Pas disa orësh kërkimesh turistët janë lokalizuar dhe janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjermanë të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turistë gjermanë (nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për t’u ardhur në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?