Kronikë

Dy vatra aktive zjarri në Dibër, janë djegur disa hektarë pyje! Nuk ka rrezik për banorët

13 Gusht, 08:51| Përditesimi: 13 Gusht, 09:01

  • Share

Në qarkun Dibër janë aktive dy vatra zjarri, njëra në Tërnovë afër Liqenit të Zi dhe tjetra në Val të Martaneshit. Flakët deri më tani nuk përbëjnë rrezik për banorët pasi janë larg fshatrave.

Përhapja e zjarrit është e madhe dhe janë dëmtuar disa hektarë pyje. Ndërkohë në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?