Fier- Dy vatra të mëdha zjarri janë shënuar pasditen e sotme në Fier, njëra në afërsi të fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamishte, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi zonat e banuara, duke mbuluar edhe qytetin e Fierit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarreve, megjithatë ndërhyrja e tyre po vështirësohet nga era e fortë që ndihmon përhapjen e flakëve.
Shkaqet e rënies së zjarreve nuk janë përcaktuar ende. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në ndezjen e zjarreve, veçanërisht në këto kushte të thata dhe me temperatura të larta.
Komente
