FIER- Fieri është përfshirë nga dy vatra zjarri ditën e sotme. Një zjarr ka rënë në pyllin e Semanit në afërsi të stacionit të pompimit. Flakët kanë rënë në sipërfaqen e pyllëzuar ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Reparti zjarrfikës është njoftuar në orën 13:40 nga ana e policisë dhe pranë vendit ku kanë rënë flakët janë nisur forcat zjarrfikëse të Fierit.
Zjarri është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta. Deri tani është djegur një sipërfaqe e madhe e mbjellë me pisha. Ky është zjarri i dytë brenda pak orëve në Fier, pasi i pari u regjistrua tek ura në Zharrëz.
Zjarri në Zharrëz ishte shumë pranë banesave dhe zjarrëfikësja është në vendgjarje .Tek ura bëhen shpeshherë edhe derdhje të hidrokarbure me përbërje nafte.