Dy vatra zjarri në malet e Lezhës, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, përhapen flakët

30 Korrik 2020, 09:54| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 10:48

  • Share

Dy vatra zjarri kanë rrethuar Torovicën në njësinë administrative të balldrenit në Lezhë.

Zjarri i parë që kishte nisur në Bushat të Shkodrës ka mbërritur gjatë natës në drejtim të Torovices dhe akoma vijon. Ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit shkëmbor.

Po ashtu gjatë natës, një tjetër zjarr ka rënë në kufinjtë e njësisë administrative të Balldrenit dhe vijon me intensitet. Edhe në këtë zonë ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit malor. Në të dyja rastet vijon djegia e malit dhe ende asnjë ndërhyrje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?