Spitali rajonal i Kukësit

Dy vëllezër dhunojnë fizikisht dy mjekët në spitalin e Kukësit, arrestohet njëri prej tyre, në kërkim 41 vjeçari

14 Mars 2023, 10:09| Përditesimi: 14 Mars 2023, 10:15

  • Share

Një sulm ndaj bluzave të bardha ka ndodhur në spitalin e Kukësit, ku dy vëllezër kanë dhunuar 2 fizikisht 2 mjekë.

Për pasojë, në pranga ka rënë 31 vjeçari i identifikuar si I.V dhe është shpallur në kërkim, vëllai i tij H.V 41 vjeç.

Mësohet se dy mjekët janë dhunuar brenda spitalit të Kukësit për shkak të detyrës. Ndërkohë policia vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të arrestuar 31 vjeçarin e shpallur në kërkim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?