Dy vëllezër kanë kanosur me armë zjarri një 60-vjeçar në Shkodër. Mësohet se P.A., 54 vjeç së bashku me vëllain e tij N.A., 46 vjeç, kanë qëlluar në ajër në oborrin e banesës së N.U.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Menjëherë pasi kanë qëlluar në ajër dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur kërkimet për dy vëllezërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Kanosën 60 vjeçarin për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.
Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente
