Armët që iu sekuestruan dy vëllezërve nga Tirana

Kronikë
Top 24

Kërcënuan me shotgan 57-vjeçarin nga Kruja, arrestohet njëri prej vëllezërve nga Tirana

20 Nëntor 2018, 12:51| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 13:03

  • Share

KRUJË- Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë një tjetër pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë kërcënuar me shotgun një 57-vjeçar me iniciale A.Xh nga Kruja.

Në prangat e policisë ka rënë: Bujar Qerrushi 34 vjeç dhe në gjendje të lirë është proceduar vëllain e tij, A.Q. 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy vëllezërve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale: një armë gjahu tip Shotgan; 20 fishekë çifte; një thikë dhe një dorezë përforcuese grushti.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij, shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri - tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:

• armë gjahu tip Shotgan;
• 20 fishekë çifte;
• thikë ;
• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kansoja" në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta "parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?