Dy vëllezërit në Lezhë konfliktohen fizikisht për kufirin e tokës, njëri prej tyre përfundon në spital

5 Prill 2023, 09:43| Përditesimi: 5 Prill 2023, 10:59

  • Share

Një konflikt pronësie mes dy vëllezerve në Lezhë përfundoi me plagosjen me sende të forta të njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkures në fshatin Mërqi, ndërsa i plagosur mbeti Alfred Leka rreth 40-vjeç.

Ai mori lëndime nga goditjet me grushta dhe sende të forta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Sipas deklarimeve të 40-vjeçarit, ai ka qenë duke lëvizur me makinë së bashku me familjen kur i është zënë pritë dhe qëlluar.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve dhe motiveve të konfliktit mes dy vëllezerve. Ata po merren në pyetje në lidhje me rastin, ndërsa nga veprimet paraprake rezulton se ata ishin në konflikt prej kohësh për kufirin ndarës të tokës në afersi të banesave të tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?