Sazan Guri

Kronikë

'Dy veta më kanë kërcënuar me armë' denoncon Sazan Guri: Më ngritën pistoletën pas takimit me kryebashkiakun e Kamzës

1 Tetor 2021, 17:11| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 18:31

  • Share

Ambientalisti Sazan Guri thotë se është kërcënuar me armë, për shkak se u ka dalë në krah disa banorëve në Laknas, të Kamzës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një thertorje në atë zonë.

Në një prononcim për mediat, ai tha se dy persona, sipas tij nipat të administratorit që do të ndërtojë thertoren, Bledar Dacit, i kanë ngritur pistoletën në ajër, por nuk kanë qëlluar. Kjo ka ndodhur sipas Gurit, teksa po kthehej nga një takim me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin për këtë çështje, ndërsa thotë se ka bërë kallëzim në polici në lidhje me rastin.

'Dje jam kërcënuar në Laknas, këtu në Kamëz, merre kanë nxjerrë armën. Nuk kanë gjuajtur, por kanë nxjerrë armën. Dy veta kanë ngritur pistoletën në ajër. Ne vijmë nga takimi me kryetarin e bashkisë Kamëz dhe në pyllin e Plepat e Brukës në Kamëz dhe na kanë ngritur armën para dy minutash. Janë personat e kompanisë 'Bio Product' nipi i Bledar Dacit. Nipi i Bledar Dacit më ngriti pistoletën. Nuk kam frikë fare, por jam kërcënuar me armë. Jam në komunikim me ministrin Çuçi. Me mua nuk  matet dot njeri, mua nuk më kërcënojnë dot. Nuk i kam frikë, jam operuar 3 herë nga zemra, por ata duhet t’i vënë gishtin kokës që nuk kanë punë me mua.'- tha Guri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 01/10/2021 20:15

    Ky eshte idjot komplet, cdo presesh nga nje gomar si ky qe hypen ne autobus urban dhe nuk paguan leket e biletes duke bere llafe me fatorinon...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?