ELBASAN- Tre autorët e ekzekutimit të Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollaku janë filmuar nga kamerat e karburantit pranë vendit të krimit, dhe pamjet ndodhen në duart e grupit të hetimit.
Një burim i tha Report Tv, se për njërin nga ata të gjithë të maskuar, janë gjetur elementë që mund të çojnë drejt identifikimit. Në vendin e ngjarjes u mblodhën 23 gëzhoja kallashnikovi dhe automatiku, kurse të dy armët u gjetën në makinë e djegur të autorëve në Bradashesh.
Bitri dhe Collaku, të dy me probleme me drejtësinë u sulmuan sapo zbritën nga makina, 400 m larg rrethrrotullimit të Luleve në Elbasan dhe po i drejtoheshin një lokali aty afër. Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan.
Po kush janë dy shënjestrat e këtij sulmi mafioz?
Ardian Çollaku është hetuar nga prokuroria si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest Çakajt, në 11 maj të këtij viti.
Në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vite burg për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje. Ka qenë edhe subjekt i OFL. Vitin e kaluar iu kërkua deklarimi i pasurisë.
Lulzim Bitri rezulton mik i ngushtë i Talo Çelës, dhe në vitin 2018 u arrestua, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut gjatë një konflikti mes dy grupeve kriminale. Po ashtu, ai është vëllai i Eljo Bitrit, i dyshuar se ka bërë rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk në 2018, vetëm pak metra larg ngjarjes së një dite më parë.
Eljo Bitri është aktualisht në Dubai dhe dyshohet po ashtu edhe për goditjen e Çapajve në 2018-ën. Lidhja e këtyre ngjarjeve të ndodhur më herët ka bërë që hetuesit të kenë dyshime të forta se ekzekutimi i Çollakut dhe Bitrit është një goditje direkte për grupin e Dubait, pjesë e cilit janë disa persona të tjerë. Hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë tjetër piste.
VIDEO/ Nga vendi i ngjarjes
Po
PërgjigjuShikoni ca fytyra te pabesa. Njerzit mete pabese në shqiperi jan elbasallit. Lete me thot nje cun ose burr qe ka pas shok nga elbasani e nuk osht zemruar ose e ka hong në pabesi,, far e flliqur . I lini te mbarojn njani tjetrin. Deri da te zduken.
Përgjigjuik mor loqe qe paragjykon elbasanllinjt,un jom tirons vete po gjysmen e elbasanit kom shoqni…njerez me vlera…t‘ka lezet shpirti
Ku i njef elbasanllinjte? . Nuk ka cuna si elbasanllinjte. Po ti ke njof te ardhurit mbas ndertimit te metalurgjise. Aty jane perzier pastaj jugu veriu dhe gjithe shqiperia. Elbasanllinjte jane mreta.
Laci
Po ti nga je me origjin ?
..me makine te blinduar?! Pa shofer pa shoqerues...! Makina bliduar do shofer, do nje njeri te rri vigjilent per cdo levizje Se po ishe vetem, sapo te dalesh je i shenjestruar, Po kto kane tangerdhek Duan ta mbajne vete makinen dhe ja rezultati si gjithmone kur je koke forte.
Përgjigju