Dy vite larg familjes, 'Pa gjurmë' gjen të riun, e ëma përlotet në studio! 27-vjecari qëndronte në një kamp në Gjermani

24 Qershor 2020, 18:45| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 22:12

  • Share

Me përlotje u realizua komunikimi i parë i një nenë me djalin e saj 27-vjeçar, pas 2 viteve nga humbja e kontakteve. “Pa Gjurmë” solli gëzim në familjen Danaj duke gjetur në një kamp në Gjermani djalin e tyre, Elsin. Pas ndarjes nga e dashura ai kaloi gjendje të rënduar psikologjike dhe u largua pa asnjë gjurmë.

27-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen, pasi kishte pak muaj që jetonte si azilant në një kamp. Falë një grupi shqiptarësh, emigrantësh në Gjermani u arrit në gjurmët e të riut nga Durrësi. Pasi kishin parë emisionin ‘Pa Gjurmë’ identifikuan 27-vjecarin në një kamp në Lajpcig.

Nga komunikimi që stafi pati me Elsin, dukej se ai kishte kaluar probleme, ndërsa nuk refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra. Me gjetjen e tij mësohet edhe arsyeja pse ai nuk kishte komunikuar me familjen. Ndarja nga një shtetase gjermane dhe mungesa e familjarëve pranë, në atë moment përjetimi kishte bërë që Elsi të pësonte një tronditje, fakt të cilin e pohoi edhe nëna. Fillimisht ajo dëgjoi zërin e të irit në një komunikim me telefon të bërë nga ’Pa Gjurmë’ dhe më pas një foto të fundit, të siguar një natë më parë të 27-vjecarit. Nëna e Elsit, Nibahete Danaj konfirmon se ishte zëri I të birit, ndërsa shpërthen në lot.

‘Ai është. Unë ia njoh zërin. Nuk e di si ka mundësi ka arritur deri këtu. Mirë me ne, po me shokët. Ai ka humbur kontaktet me të gjithë. Ai u mërzit pasi u nda. Në atë kohë duhej t'i qëndroja pranë. Më ka marr shumë malli ta shikoj’, u shpreh nëna.

Elsi Danaj gjatë komunikimit me të ëmën

 

Pa e ditur ende se stafi Pa Gjurmë i kishte përgatitur një tjetër surprizë, mundëson komunikimin live nga skype me të birin nga Gjermania. Emocione të papërshkrueshme, dy vite pas zhdukjes së durrsakut, gjatë transmetimit në studion e emisionit, e mpirë nga emocioni, nëna përlotet sërish në studio:

’Pashë një ëndërr që më thanë: Cohu se do të jap një haber për Elsin. Nuk më zë gjumi. I qaj rrobat me fjalë në shtëpi. Kam qenë shumë e lidhur me këtë djalë. Nuk e prisja të mos flisja me djalin’, shprehet nëna’, përlotet nëna dhe komunikon me të birin live.

Nëna: Nga zëri nuk me njeh?

Elsi: Nga zëri je mami

Nëna: Si je Elsi ?. Ngriji sytë lart të shoh

Elsi: Mos u shqetëso

Nëna: Adresat e facebookut nuk i ke ?

Elsi: Nuk kisha mundësi të të njoftoja. Sido që të shkoj puna do të gjej telefonin. Të marr mos të të bezdis në orar pune

Nëna: Unë jam në shtëpi mam

Elsi: Kam ndihmuar në një restorant. Do punoj se s'kam ctë bëj

Nëna: Po ti nuk ke telefon ?

Elsi: Nuk kam. Më humbi ai që pata

Nëna: Si ndenje 2 vjet, që nuk ia dëgjove zërin mamit. Apo të ka mbet hatri që të qortoja ?

Elsi: Nuk e mendoj atë

Nëna: Për kë të ka marri malli?

Elsi: Po kështu ndonjëherë më merr. Të dëgjoj. Të kem kontakt

Nëna: Unë ndodhem në Gjermani Elsi- e provokon nëna

Elsi: Nuk dua t'i takoj se kam planet e mia. Kam drejtimin e jetës sime

Nëna: Ku do shkosh ti Elsi?

Elsi: Unë këtu jam mirë. Jo, jo, mami të rri tek shtëpia me burrin tënd. Unë kam jetën time.

Nëna: Të puth fort. Kalofsh një jetë të mirë. Por unë do të marr përditë, do apo s’do ti

Elsi: Po mirë unë do të marr vetë

Nëna: Llaf burrash?

Elsi: Do ta gjej mundësinë për të të folur. Do të të marr në telefon, të të them se jam mirë. Jam në dhomë me një shqiptar tjetër, me disa të huaj. Tani për tani jam pa punë. Nuk mendoj të rikthehem. Kam punën time. Po punoj për shkollën time, punën time. Mund të martohem dhe pastaj sic është tradita dhe të takohemi.

Nëna: Vëllait çfarë t'i them për ty?

Elsi: Thuaj që jam mirë

I riu nga Durrësi u kërkua në ‘Pa Gjurmë’ që prej gushtit të vitit 2018, vit në të cilin ai humbi kontaktet me familjarët. Elsi fliste shpesh edhe përmes rrjetit social me adresën e tij në facebook, me të motrën derisa humbi kontaktet. Pas denoncimit që bënë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, në Report TV u arrit që dy vite më pas të zbulohej vendndodhja e të riut, duke realizuar edhe komunikimin live këtë të martë në studio.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biku: 24/06/2020 20:08

    Ky miku i paska leshuar pellumbat!

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 24/06/2020 19:33

    Mjere nena thuaj po ky i shkreti qeka ne depresion. Mire ke jeten tende po familjen e merr njehere si je si sje

    Përgjigju
    • B*3: 25/06/2020 09:37

      Mjere nena, po mjere dhe djali... Nqs femija ka hall, prindi te mundohet ta ndihmoj ose ti thote fjalen e mire dhe jo ta qortoj atehere kur ka me shume nevoje. Qortimi nga e ema ndoshta ka qene qellimi qe e ka larguar nga familja... Mos gjykoni se bota eshte portokalle! Shyqyr djali eshte ne jete, e sa ka jete ka shprese (per mire kuptohet)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?