Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv e shkatërruar

Dy vite nga bombardimi i konsullatës shqiptare në Ukrainë, prokuroria shqiptare interesohet për ecurinë e hetimeve

11 Maj, 21:51| Përditesimi: 11 Maj, 22:41

  • Share

Dy vite nga bombardimi i kosullatës shqiptare në Kharkiv, prokuroria shqiptare vijon përpjekjet për dokumentimin e provave ligjore, të shkatërrimit të Konsullatës nga një sulm i Rusisë në 6 mars 2022.

Vitin e kaluar kërkesa u bë nga MEPJ në prokurorinë e përgjithshme për nisje të hetimeve, kurse shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për t'u përditësuar në lidhje ecurinë e hetimeve të kërkuara nga pala shqiptare.

Shqipëria që prej ditës së parë të agresionit rus në Ukrainë ka qenë një prej vendeve më aktive në dënimin e këtij agresioni dhe në mbështetje të popullit ukrainas, duke vendosur sanksione kundër Moskës.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 12/05/2024 02:15

    Cfare hetimi qe beka Olsi. I con kerkese Ukrahines. Po coje dhe ne Rusise, ti leter fundja ben se pune vec pace ha perballe zyres!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?