Kosova & Rajoni

Dy vite nga përplasja e trenave, protestë masive në Greqi, Etmond Guri: Miliona njerëz në rrugë! Qytetarët kërkojnë drejtësi, qeveria ka dështuar

28 Shkurt, 13:20| Përditesimi: 28 Shkurt, 13:27

  • Share

Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri foli në Report Tv lidhur me protestat që po mbahen anembanë Greqisë, pasi sot shënohet 2-vjetori i tragjedisë së Tempit ku u përplasën 2 trena dhe duke shkaktuar 57 viktima.

Guri thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kanë dalë me miliona vetë në rrugët e qyteteve greke në formë solidarizimi me viktimat duke bërë thirrje për drejtësi.  

'Tubimi ka nisur herët në mëngjes, me mijëra qytetarë janë marshuar në qendrat kryesore të qytetarëve. Në çdo qytet ka patur protesta paqësor mesazh më i fortë për aksidentin tragjik, për drejtësi për 57 shpirtrat e ndjerë. Mesa duket, veprimet kanë qenë nga organet kompetence të vonuara. Kanë qenë penguese, të paktën politikisht. Kabineti me arrogancë, sot jo me mijëra por mln që kanë dalë në rrugë. Pak minuta më parë kemi një përleshje të një grupimi të vogël që po përleshet me policinë. Janë mbi 6 mijë policë. Të gjithë sot janë në sheshe. Protesta më e madhe ndonjëherë në Greqi. Mesazhi më i fuqishëm nga kësaj qeverie. Sot politikisht kjo qvei4r ka humbur mbështetjen politike të qytetarëve. Ka humbur betejën e saj.'

Greqia sot është paralizë totale, së bashku me transportin publik dhe administrata shtetërore është në protestë.

'Si rallë herë nuk ka patur paralizë të tillë totale. Nuk është dhënë një leje për të protestuar. Vetë kanë marrë qëndrim për të protestuar, me administratë, arsim. Tragjike që hekurudhat të Greqi kanë thithur mld euro dha janë kaq të paafta.

Ka patur ndalesë pune, ka patur grevë. Dhe linjat tregtare dhe transporti publik janë solidarizuar me këtë protestë.'

Megjithatë frikë mbeten grupet huligane që mund të përfitojnë nga situata.

'Frikë është se mund të ketë grupime të ndryshme që mund të përfitojnë dhe të sulmojnë policinë. Është një zhvillim aspak i këndshëm.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?