Foto nga Gaza, 4 tetor 2025

Bota

Dy vite nga sulmi fatal i Hamasit! Mbi 67 mijë viktima dhe një Gaza e kthyer në gërmadha! Palët mblidhen në Sharm el-Sheikh për paqen

7 Tetor, 09:07| Përditesimi: 7 Tetor, 09:12

  • Share

Dy vite më parë, grupi terrorist i Hamasit, i mbështetur nga forca iraniane, ndërmori një sulm vdekjeprurës në drejtim të Izraelit ku të vrarë mbetën të paktën 1.200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Sulmi ishte historik, i befasishëm duke thyer sistemin e ‘Kuplës së Hekurt’ të Izraelit, e cila konsiderohet si mbrojtja ajrore më e avancuat në botë.

Që në orët e para, banorët izraelitë, por edhe e gjithë bota, e dinin që kjo ishte rinisja e një lufte të përgjakshme që nuk do të kursente as fëmijë.

Pas kësaj, Izraeli menjëherë nisi një fushatë masive sulmesh ajrore ndaj objektivave në Gaza, e ndjekur nga një pushtim tokësor, me qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve izraelitë.

Dy vite më vonë, Izraeli nuk i ka ndalur sulmet tokësore ushtarake e as bombardimet nga ajri.

Në Gaza, të paktën 67,160 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite, përfshirë të paktën 18.430 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Shumica e popullsisë së saj është zhvendosur vazhdimisht dhe më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Ndërkohë sot, edhe pse numri i viktimave është në rritje, në Sharm el-Sheikh janë mbledhur grupet negociatore për të diskutuar mbi qasjen e planit të paqes së presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

"Ajo që filloi në Gaza do të përfundojë në Gaza”, është deklarata e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “me lirimin e të gjithë njerëzve tanë të marrë peng, si dhe fundi i regjimit terrorist të Hamasit”.

Lajmi në përditësim...

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?