Andrea Agnelli, ish-presidenti i Juventusit

Dy vite s'mjaftojnë për Andrea Agnellin, prokurori i federatës kërkon edhe 20 muaj të tjerë dënim

10 Korrik 2023, 14:38
  • Share

Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka kërkuar 20 muaj pezullim, për t’ia shtuar ato 2 viteve të vendosura dhe konfirmuara tashmë nga kolegji i garancisë së sportit, për ish- presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

20 muaj dënim shtesë do t'i shtohen 2 viteve të konfirmuara nga Bordi i Garancive Sportive për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Kjo është kërkesa që Prokurori i Federatës së Futbollit në Itali i bëri gjykatës kombëtare federale ndaj Andrea Agnellit, ish-presidentit të Juventusit.

Agnelli përfundoi para gjyqtarëve për seancën e dytë të hetimit Prisma (manovra me paga, marrëdhënie me agjentë dhe partneritete të dyshimta). Ai do të jetë i vetmi që do të gjykohet, duke qenë se të pandehurit e tjerë, të përfshirë fillimisht, vendosën të dënohen më 30 maj me gjobë. Vendimi i gjykatës pritet pasdite.

Agnelli nuk ka hequr dorë nga ankimi për fitimet kapitale (çështja në Apel nesër) dhe kështu u thirr të përgjigjet në seancë, para gjykatës së kryesuar nga Carlo Sica.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 10/07/2023 14:47

    RRASENI NE BURG MAFIOSIN E RUBENTUS///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?