Ervis Martinaj

Dy vjet nga masakra në ish-bllok, dërgohen në gjyq dy të plagosurit, Martinaj e Hato

17 Shtator 2020, 16:00| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 16:18

  • Share

Kur janë mbushur dy vjet nga ngjarja e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë procedimin nr. 7777 për shqyrtim gjyqësor. Kjo dosje është ndarë në dy çështje, ku në 3 gusht 2020, prokurori Artan Lulaj, të njoftojë përfundimin e hetimeve për dy personat që mbetën të plagosur në këtë ngjarje, Ervis Martini dhe Elion alias Esmeraldo Hato. Sipas dokumentit të siguruar nga “Shqiptarja.com”, kjo çështje tashmë është kaluar për gjykim në gjykatën e Tiranës. Ndërsa për sa i përket çështjes penale ku të pandehur janë marë Marviol Bilo, Ervin Mata dhe disa persona të tjerë, vijon të jetë nën hetim dhe çështja është ndarë për të kryer veprime shtesë hetimore. Biznesmeni, Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”.

Pasi Martinaj, sipas akuzës i ka dërguar sms miqve të tij për t'u afruar në zonën e ish-bllokut. Akuza të tjera kundër tij janë “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes në ish-bllok, ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin. Këto akuza ndaj Martinaj, janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë. Ndërkohë ndaj të pandehurit tjetër Elio Hato, është ngritur akuza e Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.Hato në këtë ngjatë, mori një plumb në kokë dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj u plagos, në pjesën e qafës. Në analizimin e pamjeve filmike, thotë prokuroria, Martinaj nuk ka qenë i armatosur dhe s’ka kryer veprime agresive që kanë elementët për të vrarë dikë, ndaj dhe akuza e vrasjes me paramendim, për të cilën fillimisht Martinaj ka qenë nën hetim, nuk është provuar.

Nga një vëzhgim në sistemin elektronik të gjykatës së Tiranës, rezulton se Ervis Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë llotoje pa leje. Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Komento

Komente

  • Vlonjati: 17/09/2020 19:09

    Keta bythepambuket Vin Mataj e Ervisi jane thjesht kalamaj. Kur te kthehen ata ujqerit r Belgjikës.dhe Ekuadorit sic lane Vloren dhe Durresin me gjak tani do merren me Tiranën. E Keta djemte e babit

    Përgjigju
    • Altini: 17/09/2020 20:33

      Ta hap by... martinaj ty dhe gjith vlores. Pusho o kalama m.. se ato te fortit e tu pagujn gjoba.

  • Piu: 17/09/2020 18:12

    Te kishte shtet ky mi halesh do ishte ne burg ose litar

    Përgjigju
  • Visi: 17/09/2020 17:51

    bravo martinaj... je shembull per cunat dhe per krimet e ardhshme.. bravo shteti, ke funksionu tamam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?