Sociale

Dy vjet nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi, në Korçë qytetarët ndezin qirinj, homazh për viktimat

28 Shkurt, 15:27| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:17

  • Share

KORÇE- Dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave,midis tyre edhe shqiptarë, Korça solidarizohet me protestën në Greqi “Nuk Kam oksigjen”.

Qytetarët u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”për të kujtuar por njëkohësisht për t'i qëndruar pranë familjeve që luftojnë për drejtësi.

Qytetarët ndezën qirinj si homazh për të rinjtë studentë, bij emigrantësh shqiptarë dhe gjithë viktimat e tjera që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.

Në gjithë Greqinë janë thirrur protesta ndërsa sot shënohen 2 vite nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Përplasja fatale e 28 shkurtit 2023 u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?