Edon Zhegrova

Dybala larg Romës, verdhekuqtë shohin si pasues Edon Zhegrovën! Sulmuesi nga Kosova vlerësohet 20 milionë euro nga Lille

12 Gusht, 17:33| Përditesimi: 12 Gusht, 17:40

  • Share

Klubi i Romës është në pritje lidhur me vendimin që do të marri sulmuesi Paolo Dybala për të ardhmen. Argjentinasi është në mëdyshje nëse do të vijojë me verdhekuqtë apo do të largohet pas 2 sezonesh nga Roma.

Megjithatë drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë zgjedhur zëvendësuesin e mundshëm të Dybalas. Bëhet fjalë për Edon Zhegrova, sulmuesin nga Kosova që ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Lille sezonin e shkuar dhe në nisje të këtij sezoni.

Në paraeliminatoret e Champions League, Zhegrova i dha fitoren Lille në sfidën e parë ndaj Fenerbahches.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, klubi i Romës ka arritur një marrëveshje në parim me anësorin e djathtë me anë të një ndërmjetësi, teksa Lille e vlerëson Zhegrovën në shifrën e 20 milionë euro.

Sakaq, më herët është raportuar edhe një interesim i Juventusit për Edon Zhegrovën, megjithatë orët e fundit, Roma duket më e avantazhuar për të sjellë sulmuesin në Itali.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?