Paolo Dybala

Dybala shërohet nga koronavirusi, lë spitalin pas 45 ditësh

6 Maj 2020, 21:56| Përditesimi: 6 Maj 2020, 21:59

  • Share

Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi testi i tij i fundit doli negativ.

Përfaqësuesi i Argjentinës ishte lojtari i tretë i Juventusit që doli pozitiv për koronavirus në mars, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.

Megjithatë, derisa Rugani dhe Matuidi u shëruan më 15 mars, Dybalas iu desh kohë më e gjatë për ta larguar plotësisht virusin.

Juventusi konfirmoi këtë mbrëmdje përmes një komunikate se Dybala i është nënshtruar një testimi të dyfishtë i cili ka dalë negativ.

Ai është plotësisht i shëruar tani dhe mund të largohet nga vetizolimi 45 ditor, për t’iu kthyer stërvitjeve.

“Fytyra ime e thotë vetë, më në fund jam shëruar nga Covid-19”, shkroi Dybala në Instagram.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?