Genc Gjokutaj dhe pamje nga 'blindimi' i selisë së PD prej sulmit të Sali Berishës më 8 janar 2022

Politikë

Dyert e selisë blu të blinduara, avokati i Berishës risjell fotot dhe 'sulmon' Gazment Bardhin me 'shokë': Sali Berisha u arrestua me ndihmën e tyre

4 Mars, 19:01| Përditesimi: 4 Mars, 19:07

  • Share

Përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve, qytetarët nuk i kanë harruar. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmi i godinës nga ish-kryeministri Sali Berisha.

E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj.

Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe ishin pozicionuar në mbështetje të ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

“Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje!  Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj.agron

Më 6 janar të vitit 2022 selia blu u blindua. Dyert e hekurit u instaluan, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili asokohe lajmëroi se më 8 janar 2022 do të futeshin me forcë brenda selisë së demokratëve për të nxjerrë me dhunë Lulzim Bashën.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?