Prezantimi i stratëgjisë së futbollit të vajzave

Dyfishimi i futbollistëve dhe rritja e nivelit, UEFA dhe FIFA mbështesin projektin që do implementohet edhe në shkolla

24 Nëntor 2023, 11:36| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 11:38

  • Share

Tre vitet e ardhshme në futboll, nëpërmjet një strategjie, do të jenë të dedikuara për futbollin e vajzave. Projekti në fjalë, i ndërtuar në bashkpunim mes FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s, konsiston në dyfishimin e numri të vajzave në Shqipëri të cilat merren në futboll. Nga 2 mijë aktualisht në 4 mijë, si dhe krijimin e kampionateve të moshave për vajza si U-15 dhe U-17.  

“Kjo strategji, për realizimin e saj, mbështet në ndryshimin e infraskturës dhe krijimin e kushteve më të mira për vajzat, në promovimin e futbollit të vajzave, në përmirësimin e elitës siç është Vllaznia apo ekipi kombëtar, por shtimi i numrit të vajzave të cilat merren me futboll,”-u shporeh Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Ky projekt do të prekë edhe shkollat, që deri më tani kanë përqafuar organizimin e klasave sportive të volejbollit dhe basketbollit.

“Jam e bindur se edhe kjo strategji, rising stars, ka komponentin e saj në investimin e ekipeve të shkollave të vajzave në futboll,”-tha Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ndër të tjera qëllimi është për të rritur edhe nivelin, ndaj janë parashikuar edhe bashkpunime me klube të njohura.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?