Pas deklaratave të kryeministrit Rama ditën e sotme ku bëri një bilanc të vitit 2020, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama gënjeu për ekonominë duke e vendosur theksin dhe tek dyfishimi i ndihmës ekonomike.
Ai thotë se pas 7 vitesh, Rama nuk ka se çfarë t’I japë më Shqipërisë përveçse dështime të tjera.
“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe. Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thotë se ‘çdo gjë është në rregull’. Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t'i zgjidhësh ato?
Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t'i kthejmë shpresën Shqipërisë” – shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Bilanci për vitin 2020/ Rama: Brenda janarit fillojmë vaksimin kundër COVID! Reforma në drejtësi largoi 202 gjyqtarë, do japin llogari para ligjit! Shqipëria është bërë një vend më i sigurt
E.M./ReportTv.al