Dyfishimi i pagave të deputetëve ka nxitur debate në studion e “Report Tv”, gjatë hapësirës “Pro dhe Kundër”. Eksperti ekonomisë Vjodi Danaj e cilësoi rritjen e rrogës të deputetëve të pa argumentuar ndërkohë, Plarent Ndreca Këshilltar i zgjedhur i PS dhe Saimir Korreshi i PD, u shprehën pro.
“Ta nisim nga qytetarët pse nga koka. Pse… S’jam kundër rritjes, por mënyra, gabim moral. Fillo nga baza, pastaj te maja….”, tha Danaj.
“Nëse s’kemi respekt për institucionet, s’mund ti kritikojmë. Ti krijojmë hapësirat që të punojnë me dinjitet. Është super qesharake, që një deputet të ketë 1 milionë e 400 lekë, i japim mundësi për abuzim”, u shpreh Ndreca.
“Rroga e deputetit nuk është rritur që prej vitit 2003. Pesë herë në javë nga e hëna në të premten nga Lushnja unë s’ia dal. Po kam kompensim, por as 10 herë nuk e bëjë dot Tiranën nga Lushnja me atë kompensim”, tha Korreshi.
Në vijim të debatit, eksperti Danaj, sugjeroi që shteti të ketë fokusin në sektorë prioritarë. Ndreca tha se rritja e rrogës në shtet, nxit rritjen tek privati. Ndërkohë Korreshi, tha se fokusi duhet të jetë tek shtresa vulnerabël…
“Duhet më shumë incentive për rritjen e pagës në privat. Lufta e privatit është me emigrimin, jo me shtetin…”, tha Danaj.
“Nëse aktorit në shtet ja rrit pagat, është presion dhe te private për rritje pagash”, tha Korreshi.
“Jam për rritje të pensioneve dhe vendosjen e manumit jetik 20 000 lekë. Me rritjen e pagës një vrimë në ujë do bëjmë. Kostum, këmishë, e aq mbaruan ato”, tha Korreshi.
Një ditë më parë, Kuvendi miratoi ligjin që dyfishon pagën e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.
Vazhdon te mbrohet nje vendim i peshtire i kuvendit,presidentit,per rritjen e rrogave te qeverise,deputeteve,prokuroreve,gjykatesve ne menyre aggressive ne ballafaqim me pensionistat ne kohe te veshtire sic thone politikanet,lufta,semundja termeti..eshte nje vendim Jo real e ne momentin e gabuar..kjo nuk eshte politike por nje perdhosje e qindra,mijera qytetare te cilet jetojne me shume Pak te ardhura..TURP,turp,turp
Përgjigju