Varianti Delta i COVID duket se po përhapet gjerësisht në Kosovë, duke sjellë edhe një dyfishim të rasteve të reja të infeksionit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 221 raste të reja infeksioni, ndërsa fatkeqësisht 1 person ka humbur jetën.
Ditën e sotme në Kosovë janë shëruar 21 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në total numri i rasteve aktive është 888.
Kosova vijon edhe me procesin e vaksinimit, ku në total janë kryer 460.297 vaksinime, ndërsa 162.807 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.