Foto ilustruese

Bota

Dyfishohen rastet e COVID-19 me variantin delta në Francë, ministri i Shëndetësisë: Është më mbizotëruesi në të gjithë botën, po përhapet me shpejtësi

30 Qershor 2021, 18:12| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 18:28

  • Share

FRANCË- Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran u shpreh se varianti delta i cili është zbuluar për herë të parë në Indi, tashmë përfaqëson 20% të rasteve me COVID-19 në Francë.

Një nga karakteristika më shqetësuese të këtij varianti është shpejtësia e përhapjes së tij. Javën e kaluar në Francë varianti delta përfaqësonte 10% të rasteve pozitive me COVDI-19 në vend, ndërsa këtë javë 20%.

 “Varianti Delta tani përben rreth 20% të rasteve të reja pozitive, ai po vazhdon të përhapet me shpejtësi, duke u rritur me përqindje, jo në terma absolutë pasi numri i përgjithshëm i rasteve po pëson ulje të vazhdueshme”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Pra ajo çka vihet re është se në Francë teksa numri i përgjithshëm i infektimeve po ulet, ai i rasteve pozitive me variantin delta po rritet vazhdimisht.

“Varianti delta po bëhet më mbizotëruesi nga të gjithë, saç po ndodh në të gjitha vendet në botë, pasi është ngjitet më lehtë edhe më shpejtë”, tha Veran.

Varianti delta i COVID-19, është kthyer në një shqetësim për të gjithë botën, pasi numri i rasteve të tyre pozitive është dyfishuar.

Shumë shtete në botë kanë rishtrënguar masat anti-COVID dhe janë rifutur në karantinë, nga frika e përjetimit të një vale tjetër të virusit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?