Foto ilustuese

Dyfishohen sipërfaqet e lejeve të ndërtimit në Shqipëri! INSTAT: Në tremujorin e dytë 2023, u dhanë 509 leje ndërtimi

30 Gusht 2023, 22:52| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 22:53

  • Share

Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1 %.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e dytë është dhënë sipërfaqja më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë (Prill-qershor).

Për 6-mujorin është dhënë gjithsej sipërfaqe me leje 660 mijë metra katrorë, që është gjithsesi sa gjysma e asaj që u dha në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë leje për rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/08/2023 03:03

    ERION VELIAJ,CFARE DREQIN PO BEN ??!! E SHKATERROVE TIRANEN!

    Përgjigju
  • Or tej: 31/08/2023 00:14

    Sa me shume beton or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?