Dyfishohet çmimi i qepës, tregtarët: As në ’97 nuk është shitur me 150 lekë! Eksperti: S’janë orientuar fermerët

10 Prill 2023, 12:54| Përditesimi: 10 Prill 2023, 13:31

  • Share

Çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme! Dyfishim të çmimit ka pësuar qepa, e cila për fermerët është diçka pazakontë. Në një vëzhgim të kryer nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi në tregje tregtarët thonë se nga 70-80 lekë që ka qenë qepa e vendit shitet prej afro dy muajsh në 150 leke, ndërsa qepa e kuqe nga 90-100 lekë në 170 lekë.

Tregtarët thonë se rritje kanë pësuar edhe karota, brokoli dhe lulelakëra. Sipas tyre kjo rritje çmimi lidhet me mungesën e prodhimit në fusha, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe se një vit më parë prodhimi ishte shumë e lartë dhe fermerët u detyruan ta hedhin.

Për të mos pësuar humbje ata janë detyruar të prodhojnë më pak e për pasojë çmimet të jenë më të larta. Këto çmime pritet të jenë të tilla deri në daljen në treg të qepës së njomë.

‘Prej 2 muajsh qepa shitet me çmim dyfish më të lartë seç është shitur më parë. Qepa shitet me 150 lekë, nga 80 lekë që shitej më parë!’- u shpreh një tregtare.

‘S’ka punë fare. Është bërë shumë keq. Çmimet janë rritur, pensionistët s’kenë lekë, rinia ka ikur.’- tha një tjetër.

‘Disa çmime janë rritur, por nuk ka punë, nuk ka lekë, nuk ka të ardhura vetëm pensionistë janë, nuk u dalin lekët për ilaçe! Gjysma e popullatës ka ikur! Qepa dhe karota është ngritur më shumë.’- u shpreh një tjetër tregtar.

‘Nuk mbajmë mend as në 97 të jenë shitur qepët me 150 lekë. Asnjëherë se ka kaluar 100 lekë.’- tha një tjetër.

‘Nga mungesa e punëtorëve ka arritur ky çmim. Mesa shoh do të vijojë akoma, derisa sa të dalë dhe qepa e re.’- tha një tregtar.

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, thotë se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e mungesës në tregun vendas dhe se fermerët nuk kanë qenë të orientuar për kultivimin e tyre.

‘Është një boshllëk në tregun vendas, për arsye se nuk është kultivuar ajo sipërfaqe që ka qenë një mesatare vjetore. Ka edhe një lloj mos orientimi të mirë të fermerëve. Nëse ajo qepë do të grumbullohej në ambiente frigoriferike ne do të kishim një çmim tjetër. Fermeri kërkon orientim më të mirë. Ne kemi rreth 800 shoqata që operojnë në bujqësi por nuk shohim se cili është aksesi që ato kanë ndaj fermerëve.’- u shpreh Pilku.

I pyetur në lidhje me çmimin e domateve, sipas ekspertit nuk ka një asnjë serë në vend që fermerët ta shesin sot domaten me 30 lekë.

‘Nuk ka domate me 30 lekë të vjetra sot. Ka dalë prodhimi i serave. Sot në tregjet bujqësore në sera që po vilen sot domatja po tregtohet me 130-170 lekë.’- u shpreh Pilku.

Sa i takon çmimit të qumështit, Pilku tha se ka një rritje totale të kostos së imputeve bujqësore! Por sipas tij pikat e grumbullimit e marrin qumështin me 72 lekë dhe në treg shitet me 170 lekë, gjë për të cilën autoritetet përkatëse duhet që të kryejnë një vëzhgim.

‘Kemi një rritje të imputeve bujqësore. Ka një rritje të çmimeve dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kostos së litrit të qumështit. 5 vite më parë kemi pasur një kosto 50 lekë për litër, sot jemi në 65-68 lekë për litër. Po ashtu kemi edhe një rënie të numrit të krerëve të bagëtive. Vlen të themi nëse sot fabrikat e grumbullojnë qumështin me 72-75 lekë për litër dhe ne e shohim në supermarkete me 170 lekë, këtu mund të themi se ka një marzhim shumë të lartë të vlerës. Autoritetet përkatëse duhet ta shohin me kujdes, dhe të shohin si përfitohet në këtë zinxhir. Sa përfitojnë fermerët, fabrikat! Duhet të kemi një lloj qëndrueshmërie në tregtimin e produkteve.’- tha eksperti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Traktori: 10/04/2023 17:52

    Degjojeni mire ate ekspertin,ai nuk .. flet kot.

    Përgjigju
  • Altini: 10/04/2023 17:51

    Sikur qeni qepen te haje une nuk blej me qepe .

    Përgjigju
  • Riku: 10/04/2023 13:36

    E kush ha qepe pervec votuesve te rames... atyre ju duhet bere 2500 se fundja jane te gatshem te kontribuojne per partine... me mire partia se femia... super lajm gati gati ne nivelin e sateliteve Alb

    Përgjigju
    • Ben: 10/04/2023 21:52

      kurse po fitoi Boeloja i Saliut qepet do jen falas , pa lek.

  • Expert: 10/04/2023 13:14

    Fajin e ka S.B

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?