Sali Berisha dhe Ilir Meta

Dyfytyrësia/Justifikimet e Berishës dhe Metës për përmbytjen e 2010 nga baticat, pozicioni i hënës tek Përroi i Thatë, premtuam masa efektive deri në vitin 2310

11 Janar 2021, 17:10| Përditesimi: 11 Janar 2021, 17:24

  • Share

Përfaqësuesit e opozitës shqiptare, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nxituan këto ditë për të akuzuar qeverinë si përgjegjëse për përmbytjet në disa zona të vendit, me shpresën për të fituar avantazh politik në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Madje, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë nisur të bëjë edhe fushatë elektorale në zonat e përmbytura. Basha artikulon premtime politike para banorëve në këto ditë të vështira, ndërsa Meta u zhvendos në Shkodër, ku përfundoi i ‘përmbytur’ në verë me kryebashkiaken Voltana Ademi. 

Përmbytjet më dramatike Shqipëria ia ka përjetuar në vitin 2010, kur në pushtet ishin pikërisht këta që sot janë në opozitë. Shqiptarja.com sjell në vëmendje qëndrimet në raport me përmbytjet në atë kohë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, i pari kryeministër dhe i dyti zëvendëskryeministër. Ndërsa uji si kurrë më parë kishte mbuluar gjysmën e qytetit të Shkodrës, socialistët, në atë kohë në opozitë, kërkuan zhvillimin e një seanca të jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët u mblodhën në 18 janar 2010. Kjo seancë u dominua nga justifikimet më të larmishmet të Sali Berishës për përmbytjet, që nga fenomenet atmosferike që ndodhin një herë në 100 vjet, baticat deri tek një pozicion i pazakontë i hënës, një hënë blu, e cila kishte ngritur ‘detin në këmbë’. 

Sa i takon kritikave të opozitës në atë kohë, Berisha shprehej se “Druaj se një zë i thatë klith sot, kur sheh se nuk ka asnjë viktimë.. Disa përpiqen me çdo kusht të shpifin dhe të trillojnë duke bërë, më falni për shprehjen, edhe budallanë”, ndërsa bënte e premtimin që nuk u mbajt kurrë, duke deklaruar se “Unë dua të garantoj qytetarët e Shkodrës se Qeveria do të qëndrojë plotësisht në premtimin për zhdëmtimin e plotë të të gjitha dëmeve të krijuara nga përmbytja”. Berisha premtonte investimet dhe ndërhyrje që të evitonin përmbytjet deri në vitin 2310, por Shkodra u përmbyt pesë herë brenda vitit 2020, ku në dhjetor të po atë viti, Berisha dhe Meta përsëritën sërish të njëjtat justifikime dhe premtime.

Disa nga justifikimet dhe premtimet e Berishës (janar 2010)

  1. 1.            Sipas observatorëve më seriozë të planetit, ka një kohëndodhje më të rrallë se 1 herë në 100 vjet”, ndonëse Shkodra dhe zonat e saj u përmbytën edhe në vitet e mëvonshme.
  2. 2.            Një rrymë afrikane ajri rriti me shpejtësi temperaturat në Shqipërinë e Mesme me 24 gradë, në Verilindje të vendit në 20 deri në 22 gradë. Të gjitha këto bënë që lumenjtë Mat, Drin i Zi, Drin i Bardhë, Valbonë, lumi Curraj, lumi Gjadër, lumi i Gomsiqes, Kiri, Përroi i Thatë dhe Moraça të vërshonin me tërbim drejt liqenit, drejt Shkodrës dhe rrethinave të saj.
  3. 3.            Nëpërmjet menaxhimit të derdhjeve u shmangën shembjet që mund të sillnin rrymat e fuqishme mbi digat.
  4. 4.            Ata që kanë projektuar digat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kanë parashikuar gjithmonë mbingarkesat që u krijohen, kanë parashikuar shkarkimet e ujërave të tepërta.
  5. 5.            Cilido që njeh Shkodrën, ose ka pasur rastin ta sodisë atë, nga kalaja e saj kupton se ajo gjendet brenda një mrekullie ujore. Shkodra, si asnjë qytet tjetër, rrethohet nga të gjitha anët nga ujëra të mrekullueshme, liqeni, Buna, Drini, Kiri, të cilët periodikisht shfrenohen dhe i krijojnë asaj fatkeqësinë
  6. 6.            Dua t’i garantoj qytetarët e Shkodrës, të Nënshkodrës dhe të rrethinave përreth se kjo përmbytje do të shndërrohet në një kapitull të ri mundësish dhe projektesh, me të cilat kjo Qeveri do të bëjë që të përballohet çdo lloj përmbytjeje me kostot më minimale.
  7. 7.            Unë kam besimin se me kompletimin e këtyre ndërhyrjeve ne do të bëjmë që fatkeqësitë natyrore nga uji të jenë jo një herë në 100 vjet, por le të shpresojmë që pas këtyre masave as një herë në 300 vjet.

Çështja e hënës

Pasi Berisha hodhi alibinë e hënës blu, përfaqësues të qeverisë u theluan në këtë argument duke thënë se “Siç e vumë re në natën e ndërrimit të viteve, toka mbuloi 8% të sipërfaqes së Hënës, çka do të thotë se të tria këto objekte ndodheshin në një vijë të drejtë mes tyre. Ky pozicion hapësinor në Hënën e plotë 15- ditore dhe Hënën e re 1-ditore përfaqëson gjithmonë amplitudë baticore maksimale. Në rastin tonë, data 31 dhjetor 2009 koincidon me ditën e pesëmbëdhjetë të Hënës Muharrem, çka do të thotë se batica e zbatica e kësaj hëne ka shfaqur vlerat më të larta të nivelit të ujit në detin Adriatik. Përveç kësaj, erërat e fuqishme jugore me shpejtësi 15 metër në sekondë shkaktuan një valë baticore, e cila jo vetëm bllokoi rrjedhën e lumit Buna, por shkaktoi edhe një rrymë të fuqishme dhe të shpejtë të ujërave të kripura të detit në drejtim të kundërt me rrjedhën e ujërave të lumit Buna. Në këtë mënyrë ujërat e detit, të cilat në kushtet e një batice sado të vogël, që zakonisht vihet re edhe në nivelet më të ulëta të lumit Buna, në Dajç, në këtë rast një pjesë sipërfaqes së lagur të profilit tërthor të lumit Buna, do të rrisnin masën dhe lartësinë e ujit të kripur në këtë shtrat lumor, duke penguar aftësinë ujëheqëse të këtij lumi në drejtim të detit dhe fryrjen e niveleve të tij”.

Ndërkaq, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, bënte një përmbledhje të situatës dhe të funksionimit të të Komitetit Ndërministror të Emergjencës dhe Komitetit të Emergjencës në Shkodër. Nga ana tjetër, në kulmin e përmbytjeve, Ilir Meta, në atë kohë në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, nuk shfaqet në seancën e jashtëzakonshme për përmbytjet.

Del në skenë Ilir Meta

Ilir Meta do të dilte në skenë në dhjetor 2020, kur Shkodra ishte përmbytur sërish, ndërsa

tashmë mbante postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe atë të zëvendëskryeministrit. Në kulmin e përmbytjeve, Meta po zhvillonte një vizitë treditore në Çeki, ku më vonë do të akuzohej nga vetë PD-ja se kishte shkuar për aferën me vlerë miliona euro të DIA-CEZ. Në 2 dhjetor 2010, socialistët thirrën Metën në Kuvend për përmbytjet e radhës në Shkodër. Ndërsa Berisha kishte thënë në janar 2010 se do të shmangte përmbytjet deri në vitin 2310, Meta tha se përmbytjet në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit 2010, ishin më të mëdha se përmbytja e janarit. Justifikimet e Metës ishin po aq të larmishme sa të Berishës, ndërsa akuzonte opozitën socialiste se po përdorte fatkeqësinë natyrore për vota.

Justifikimet e Metës e përmbytjet, 2 dhjetor 2010

 

  1. 1.            Shkodra dhe Nënshkodra përjetuan një përmbytje më të madhe se asnjëherë tjetër, më të madhe se përmbytjet e ndodhura në fillim të këtij viti, më të madhe sesa në vitin 1963.
  2. 2.            Këtë e dinë shumë mirë edhe ata banorë pranë Përroit të Thatë, të cilit ia kishin vënë emrin Përroi i Thatë, sepse nuk kishte parë ndonjëherë që të sillte ujë dhe jo më të shndërrohej në një uragan të vërtetë.
  3. 3.            Dëshpërimi nuk vjen se janë përmbytur këta banorë, dëshpërimi më i madh është se pse nuk ka viktima, dëshpërimi më i madh është se përse kjo situatë është menaxhuar vërtet siç duhet ta menaxhonte një vend anëtar i NATO-s.
  4. 4.            Pak ditë më parë isha në malin e Jushit dhe takova banorë totalisht të izoluar nga uji. Duke diskutuar me ta, vura re se ata ishin shumë të kënaqur me reagimin e shtetit, me përkrahjen e shtetit.
  5. 5.            Niveli i liqenit të Shkodrës këtë vit ka arritur kuotë më të lartë sesa në vitin 1963. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme dhe intensive, të cilat kanë rënë përgjatë gjithë vitit dhe sidomos përgjatë dy- tre muajve të fundit.
  6. 6.            Kam dëgjuar këtu se fajin e ka Qeveria që keqmenaxhoi kaskadën e Drinit. Ky është një mashtrim që bëhet vetëm për qëllime politike. Përkundrazi, menaxhimi i kaskadës ka qenë jashtëzakonisht profesional dhe perfekt.
  7. 7.            Ju nuk doni t’i dëgjoni këto fakte, sepse ju doni të rrëzoni Qeverinë, por me kuti nuk e rrëzoni dot; doni ta rrëzoni me përmbytjet, duke spekuluar me situatën në të cilën ndodhen banorët e Shkodrës dhe të Nënshkodrës, sepse qëllimi juaj nuk është solidariteti me ta, qëllimi juaj është përdorimi i fatkeqësisë për të dëmtuar Qeverinë.
  8. 8.            Kanë filluar investime për argjinaturat, po bëhen edhe sot punime për mbrojtjen e argjinaturave, do të bëhen akoma investime të tjera, por të mos harrojmë se investime më të mëdha janë bërë në dy anët e Danubit, nga shtete shumë më të fuqishme; investime më të mëdha janë bërë në dy anët e Rinit, janë bërë në të gjitha vendet më të zhvilluara të Europës dhe përsëri ka pasur probleme përmbytjeje.
  9. 9.            Ju doni të më bëni mua fajtor pse unë paskam qenë në Çeki. Ju e dini shumë mirë që do të shkoja edhe në Poloni, se jeni interesuar, ngaqë ishte konferenca e partive Socialiste Evropiane. E kam ndërprerë këtë vizitë, megjithëse kam ardhur me një ditë vonesë, për të vetmen arsye, për shkak të motit u bllokua edhe aeroporti i Pragës dhe fluturimet u bllokuan për të gjithë dhe kur jam kthyer, nuk kam vajtur në shtëpi, por në Shkodër.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkim gongsteri: 11/01/2021 21:16

    Dy bajgat më të qelbura të Shqipris salmuti e ilir kak meta.

    Përgjigju
  • Lui: 11/01/2021 20:12

    Ajo shprehja " cdo popull meriton qeverine qe ka", eshte fiks per shkodranet. Kane votuar gjithe jeten Saliun sepse ate kane merituar. Dhe ai sigurisht nuk ia ka lene manget. Jozefina qe sot pretendon qe eshte ndryshe nga keta thoshte e kemi bere Shkodren si Venezia. Nderkohe shkodraneve iu dilte peshku nga vrima e wc. Hajt se mire t’iu behet.

    Përgjigju
    • Avni Rustemi: 11/01/2021 21:24

      Te lumte goja. Shume e drejte.

  • vera: 11/01/2021 18:46

    JA kush jane dy halet e shqiperise,,,i keni ne foto...ptu,ptu,ptu..

    Përgjigju
  • Cubel breca: 11/01/2021 18:02

    E megjithate sot mbas 10 vjrtes ka ndryshm drastik dhe ata akoma vdesin per sali qenin. Parat mbas 7-8 vitesh ju ai I gjati qe ju shkakton alergji. Ok dakort po hapini syte e tju vijn mend ne vend se shqupin sjua mer kush. Mbajeni mir se ne vitin ,2033 do vij ne pushtet.

    Përgjigju
  • O tej: 11/01/2021 17:58

    Meta -Berisha bajge lope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?