Kronikë

Dyndje udhëtarësh në Rinas, qytetarët zbulojnë emailin që u kanë dërguar kompanitë e fluturimeve: Do të niseni në orën 18:00

8 Prill 2021, 12:06| Përditesimi: 8 Prill 2021, 17:48

  • Share

Dhjetëra qytetarë të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nga aeroporti i Rinasit, po presin për një përgjigje se kur do të nisen avionët e tyre.

Në një prononcim për Report Tv, disa nga qytetarët kanë treguar edhe emalin që u është dërguar nga kompania e fluturimeve, ku i njofton se udhëtimi do të nisë në orën 18:00.

‘Unë kam prerë biletë vajtje-ardhje, në 1 prill kam ardhur dhe duhet të ikja në 7. Na ka ardhur një email, që do të nisemi në darkë. Para 30 minutash që do të niset në orë 6 avioni. Do të presim sepse është hera e dytë që do të vijmë.’- tha një qytetare.

‘Jemi për Gjermani, të hënën fillon shkolla e fëmijëve. Nuk kishim probleme kur erdhëm. Sot duhet të ishim nisur në orën 6 e 30 të mëngjesit. Tani na erdhi një tip email dhe na thonë se do të nisemi në orën 18:00.’- tha një tjetër udhëtar.

Ndërkohë një tjetër udhëtare tha se rrezikon që të humbë vendin e punës, për shkak të bllokimit në Rinas.

‘Do iki për në Itali, kemi ardhur dje në orën 12 e 30 dhe ne 12 e 35 na ndaluan. Na thanë që do të nisë në orën 12 avioni. Është një situatë paniku, se nuk do të niset avioni. Unë mbrëmë duhet të isha në punë në orën 8. Rrezikojmë që ta humbin punën, nuk duan të dinë ne i kemi bërë planifikimet tona dhe duhet të ishim njoftuar.’- tha një zonjë.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në Rinas! 28 kontrollorë të shoqëruar, për 3 organizatorët priten urdhër-ndalimet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?