Dyqanet ushqimore dhe farmacitë të sigurojnë rezerva për 3 muaj, në të kundërt 5 milionë lekë gjobë

24 Mars 2020, 22:43| Përditesimi: 25 Mars 2020, 13:28

  • Share

Dyqanet dhe farmacitë duhet të furnizohen me rezerve ushqimore dhe barna për një periudhë 3-mujore, në mënyrë që të mos ketë mungesa në treg, në të kundërt do të gjobiten më 5 milionë lekë dhe do të përjashtohen nga procedurat e  prokurimit  publik  për  një  periudhë 3-vjeçare.

Ky urdhër është vendosur me akt normativ dhe botuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa u bë e ditur  mbrëmjen e djeshme edhe nga ministri Arben Ahmetaj gjatë një lidhje live në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report TV.

Sipas aktit normativ është e detyrueshme që të gjitha subjektet që  tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të  detyruar të marrin  masa  për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në    përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës  së  shkaktuar  nga  infeksioni  COVID-19., në të kundërt do të gjobiten dhe përjashtohen nga procedurat  e  prokurimit  publik  për  3 vite. Nëse në fund të luftës me infektonin e Covid 19, dyqanet nuk i kanë shitur këto rezerva, ato do të blihet nga Rezervat e Shtetit, sipas  faturës  me  të  cilën  këto  mallra  janë  blerë nga subjektet tregtare.

I njëjti urdhër dhe që hyn në zbatim menjëherë vlen dhe për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje  mjekësore,  subjekte  që  prodhojnë barna  dhe  pajisje  mjekësore  dhe  subjektet  që ofrojnë   shërbime   shëndetësore,   të   jenë   në  gatishmëri   dhe   të   marrin   të   gjitha   masat   e nevojshme  për  të  siguruar  furnizime  me  barna  dhe pajisje mjekësore për përballimit e    situatës së emergjencës  shkaktuar nga COVID-19.

" Mosmarrja  e  masave,  sipas  përcaktimit  të parashikuar në  pikat 1 dhe   2, të   këtij   neni, dënohet  me  gjobë  në  masën  5  000  000  (pesë milionë) lekë dhe me përjashtimim nga procedurat  e  prokurimit  publik  për  një  periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik", thuhet në Aktin Normativ të qeverisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 24/03/2020 23:15

    Po sikur mos te kene lek te sigutojne mallra per 3 muaji?

    Përgjigju
    • miu: 25/03/2020 08:01

      po ca thoni ku te lini ju fitim te kemi furnizim per 3 muaj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?