Big Brother VIP Kosova

VIP & Spektakël

Dyshime për konsum të substancave të ndaluara, policia kontrolle në Big Brother VIP Kosova, ja çfarë u zbulua

9 Dhjetor 2022, 20:48| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 20:50

  • Share

Policia e Kosovës ka shkuar ditën e sotme në shfaqjen “Big Brother VIP Kosova” ku ka zhvilluar disa kontrolle pas raportimeve se në hapësirat e shtëpisë po konsumoheshin lëndë të të cilat dukeshin si substanca të ndaluara. Por drejtuesi i shfaqjes i ka bërë me dije se bëhej fjalë vetëm për duhan të mbështjellë.

Pavarësisht kësaj, produksioni mori masa që të mos konsumohet më një lloj i tillë duhani pasi në publik jepej ideja se po promovoheshin substanca të ndaluara.

“Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara”, ka njoftuar drejtuesi i televizionit ku transmetohet shfaqja.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?