Prokuroria e Tiranës ka arrestuar Ilir Thanën i cili akuzohet për mashtrim dhe ka nisur hetimet për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove. Ndërkohë është sekuestruar shuma prej 22 milionë lekëve të përfituara nga Ilir Thana në kundërshtim me ligjin.
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës,
Ministria e Financave transferoi në llogarinë e I.Th shumën prej 284.139 lekësh, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Më tej Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar.
Ministria e Financave në shkelje flagrante me ligjin ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P.
Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se zyrtarët e Zyrës Përmbaruese dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën prej 48.118.366 lekësh dhe duke tentuar të vjedhin edhe pjesën e mbetur. Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i zyrtarëve të përfshirë, prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.
Ilir veliko Thana eshte nje mashtrues ordiner. Si ish spiun dhe sigurimes eshte nje njeri i peshtire. Ka mashtruar shume familje duke u shitur prona te humbura juridikisht se bashku me Ylli qefaline dhe te tjere duke lene ne veshtersi financiare disa familje. Ne kete rast, me nje informacion nga ministria Ilir thana i premton bashkeshortit te ministres se financave 450 milion per te ekzekutuar mashtrimin e tij te rradhes. Sekretari i pergjthshem e firmos si nder kundrejt ministres ndersa i shoqi pasurohet me 450 milion. Me vjen sh keq per sekretarin e pergjithshem. Ministrja duhet te jape doreheqjen dhe te hetohet
PërgjigjuKa dale prokurori per ndonje pazar si gjithmone allashqiptarce
PërgjigjuKëtë formul korrupsioni e ideon TEDI MALAVECI dhe e zbaton ALBAN RULI KËTA JANË OLIGARGËT E DHIMËS KOMBËTARE TË PËRMABARIMIT PERSONAL. PRISNI SE KJO ËSHTË SHUMË PAK SE KA AKOMA
PërgjigjuAlban Rruli quhet permbaruesi. Mashtrues
PërgjigjuPo ky Albani është fytyrë shumë e ndyrë dhe këtij ti hidhen hekurat apo e mbron kunatolli ai gazetari gjobvënës i ajsberg
Po he shkruani pak emrin e prokurorit se sa here qe bohet naj cerek pune ne prokurorine e Tirones ju shpejt emrin e Bledar Valikaj fusni. Nderkohe eshte nje nga prokuroret me te PAAFTE E TE KORRUPTUAR.....edhe botojeni se jeni bo surrogato fare pas PS bandes se hajduteve te ketij vendi.
PërgjigjuKorrupsioni është në bashkëpunim, firmat dhe vlerësimet nuk i ka bërë ky, i kanë bërë nënpunësit, të cilët nuk arrestohen
Përgjigju