Sport

Dyshime për miliona euro të paligjshme, prokuroria e Zvicrës akuza për Platini dhe Blatter

3 Nëntor 2021, 13:48| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 13:50

  • Share

Prokuoria e Përgjithshme e Zvicrës ka ngritur akuza për dy ish-drejtues të lartë të futbollit europian si Mishel Platini dhe Sepp Blatter.

Ish-presidenti i UEFA, por edhe ai i FIFA-s, janë paditur për organizimin e paligjshëm të një pagese prej 2 milionë frangash ose ndryshe 2.19 milionë dollarësh. Sipas prokurorisë 85-vjeçari Blatter për organizimin e paligjshëm.

Hetimi për këtë çështje është hapur që në 2015-n pas një sërë skandalesh që përfshinë organizatën ndërkombëtare të futbollit. Pas hetimeve të dy dhanë dorëheqjen nga postet. Prokuroria tha se ndaj Blatter dhe Platini janë ngritur akuza për mashtrim, përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentesh.

Të dy hedhin poshtë akuzat dhe thonë se pagesa është e ligjshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?