Alma Brati dhe Artan Zeneli

Kronikë

Dyshimet për pasurinë, Brati dhe Zeneli dalin para KPA-së (Datat)

11 Janar 2019, 19:55| Përditesimi: 11 Janar 2019, 20:18

  • Share

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datat e seancave të rivlerësimit të dy gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu pasi kishin probleme me justifikimin e pasurisë. 

KPA ka vendosur datën 5 shkurt për seancën e rivlerësimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Trupi gjykues për këtë çështje përbëhet nga kryesuese: Natasha Mulaj; relatore: Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci.

Brati u konfirmua në detyrë më 5 korrik, por vendimi i KPK-së, u ankimua nga KPA për shkak të dyshimeve lidhur me pasurinë e gjyqtares.

Ndërsa më datë 04 shkurt, KPA ka vendosur seancën e rivlerësimit të Artan Zenelit.

Trupi gjykuese e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesuese: Rezarta Schuetz; relatore: Ardian Hajdari dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua më 18 maj pasi në 10 vite ai kishte siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?